OPERAZIONE ANTIDROGA IN ALBANIA

16/10/2014 ALBANIA – LA POLIZIA DI GIROCASTRO CONFISCA 16.5 KG CANNABIS, IN MANETTE IL TRAFFICANTE GRECO E IL SUO COLLABORATORE ALBANESE (foto) http://grid.al/read/news/159406158/8852500/gjirokaster-kapen16-kg-marihuane-ne-makinen-e-prishur-ne-karrotrec Mbi bazën e këtyre informacioneve është përforcuar shërbimi dhe kontrolli i automjeteve në pikën e kontrolli të ngritur në aksin rrugor nacional Gjirokastër - Dervician, në vendin e quajtur Gropa e Gëlqeres.Rreth orës 23.00, efektivat e Policisë kanë ndaluar një automjet karrotec që lëvizte në drejtim të Sarandës dhe transportonte një automjet me defekt tip “Peugeot”, me targa greke IPP 9497 në pronësi të shtetasit grek Panagiotis Katsaros, 31 vjeç, nga Athina.Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer në automjetin me targa greke rezultoi se në brendësi të prapakolpit dhe poshtë sediljeve në shasi kishte 31 pako të mbështjella me letër natriban, 16.5 kg marijuanë.Së bashku me shtetasin grek udhëtonte si pasager edhe miku i tij Adriatik Ogiçi, 45 vjeç, nga Delvina. Ata ishin nisur nga Fieri dhe gjatë rrugës u ishte prishur makina dhe për këtë arsye kishin marrë karrotrec për të çuar makinën në Sarandë për ta rregulluar.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit shtetasit grek Panagiotis Katsaros si dhe e pasagjerit Adriatik Ogiçi.Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim”. Fonte: Account Facebook Ministero dell’Interno Albanese

Commenti